Kjo është ana negative e vizave të punës

Aktuale January 22, 2018 - 21:28

Deri në vitin 2020, Ambasada e Gjermanisë do të japë viza pune për punëtorët e kualifikuar. Megjithatë, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, ankohen se largimi i profesionistëve ka filluar të ndihet në tregun e punës.

Nexhmi Muçiqi ka një biznes të vogël në periferi të Prishtinës. Por dhënia e vizave të punës për shumë punëtorë nga ambasada të ndryshme për të punuar në shtete evropiane, atë e ka dëmtuar shumë. Ai për RTK-në, tha se 6 punëtorë të kualifikuar e kanë lëshuar punën nga kompania që drejton, duke shkuar jashtë vendit.

Në anën tjetër, aplikimi i të rinjve për viza pune vazhdon. Njëri nga ta është edhe Rilind Bytyqi nga Suhareka.

Ibrahim Rexhepi, këshilltar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, deklaron se në rrethanat në të cilat gjendet vendi, ky fenomen nuk mund të shihet si diçka shqetësues.

Ndërkohë, nder institucionet që janë prekur më shumë nga dhënia e vizave të punës është QKUK. Gjatë vitit 2017, shtatë mjekë dhe 11 infermiere kanë lëshuar vendin e punës në këtë institucion shëndetësor.