Nushi: Kthimi i Kurtit në krye të VV-së - tendencë hakmarrëse

Aktuale January 22, 2018 - 19:55

Ish Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Nol Nushi, ka thënë se problemi në parti është më shumë konceptual e jo çështje pushteti.

“Problemi disamujor ka marrë trajta të ndryshme por të pakënaqurit  rreth çështjes së Kurtit kemi vazhduar të heshtim”, ka thënë Nushi.

Nushi në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se është befasuar nga Albin Kurti pasi ai nuk ka thënë asnjë fjalë për fushatën liçuese.

“Kurti nuk e tha asnjë fjalë, nëse nuk është duke i nxitur nuk është duke i ndalur”. 

“Sot në Vetëvendosje nuk ka më hapësirë as për debat, pasi në mbledhje të pyesin a je me apo kundër Albinit”.

Pyetja e vetme që duhet të bëhet sipas Nushit, është se pse Kurti duhet të kthehej si kryetar i VV-së.

“Duket sikur kthimi i Kurtit po vjen me një tendencë hakmarrëse dhe VV po tenton të bëjë reformë në momentin e saj më të mirë”.