Morina: Turp për LDK-në që nuk larguan borën nga varri i Rogovës

Aktuale January 22, 2018 - 15:36

 

Analisti dhe gazetari Bajrush Morina ka kritukuar LDK-në për mos largimin e borës nga varri i presidentit Ibrahim Rugova, transmeton Zeri.

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se ish-presidenti Rugova nuk duhet vetëm në Akademin Përkujtimore në Emerald.

“Qysh bre nuk u gjeten dje nja 5 djem te ri, 5 aktivista te 5 Degeve te LDK-se (se per 5 kryetaret nuk po flas se kane qene tuj u rru n’sabah!) me shku me ia largu boren prej varrit te Presidentit Ibrahim Rugova e jo me ardh puna qe shefi i Kabinetit e Ramushit Gani Demaj me ia pastru varrin e Presidentit!. E pastaj thone Rugova eshte yni, na jemi me Rugoven! Nuk duhet e nuk rrespektohet Ibrahim Rugova vetem ne Akademi Perkujtimore ne Emerald! Turp e marre per LDK-ne e Prishtines!”, ka shkruar Morina në statusin e tij në facebook./Zeri