Serbia falënderon Tunizinë për mosnjohjen e Kosovës

Aktuale January 22, 2018 - 14:47

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka pritur sot ambasadorin e ri të Tunizisë në Beograd Seid Allah Recep dhe e ka falënderuar atë për “qëndrimin parimor e këtij shteti “për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

Daçiq, siç njofton FoNet, ka shfaqur shpresën se Tunizia do të vazhdojë edhe më tej me përkrahje të tillë të integritetit territorial të Serbisë.

“Me përkrahje të integritetit territorial”, Serbia vazhdon ta mendojë Kosovën në përbërje të vet shtetërore.

Në javën e shkuar xhudistë nga Kosova morën pjesë në garën Grand Prix të Tunizisë dhe nga atje u kthyen me dy medalje: Një të artë dhe dy të argjendta.