Rusia deklarohet për vrasjen e Ivanoviqit, ka një kërkesë!

Aktuale January 22, 2018 - 13:52

Rusia ka dënuar fuqishëm vrasjen e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanonviq duke kërkuar hetim të duhur me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të autoriteteve kompetente serbe në kapacitet të plotë, si dhe organizatave ndërkombëtare, në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, ka thënë sot ambasadori rus, Aleksander Chepurin, transmeton Indeksonline.

Chepurin ka theksuar se vizita e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë paraqet një akt të guximshëm.

Lideri i iniciativës qytetare, ”Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje me armë zjarri në mëngjesin e së martës në Veri të Mitrovicës. Ndërsa, policia ende nuk ka të dyshuar për rastin.