Abdixhiku i kundërpërgjigjet Krasniqit: LDK s’bënë akrobacione politike për ta rrënuar aleancën me SHBA-të

Aktuale January 22, 2018 - 12:52

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka reaguar shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqit, në lidhje me qëndrimin e partisë opozitare për Gjykatën Speciale.

Sipas Abdixhikut, LDK është konsistente ne qëndrimet e saja  dhe s’bënë akrobacione politike për të rrënuar alenancën me SHBA-të, raporton Zeri.info.

 

Më poshtë mund ta gjeni statustin në ‘Facebook’ të deputetit Abdixhiku:

 

Memli Krasniqi paska akuzuar deputetët e LDK-së për qëndrime të njëjta për Specialen me Listën Serbe.

- E para, LDK nuk e ka partner qeverisës Listën Serbe, PDK e ka. PDK ka pritur 5 orë miratimin dhe ardhjen nga Beogradi. Nëse vërtetë i konsideroni siç edhe janë, largoni prej qeverisë. Mos na mbaj ligjerata.

- E dyta, LDK është konsistente në qëndrimet e saja. Gjykatën Speciale e ka votuar dhe sponorizuar pikërisht PDK. LDK s’mund të luaj me politikën nacionale e ndërkombëtare sipas qejfeve të odave. Jemi më serioz se kaq.

- E treta, LDK s’bën akrobacione politike për të rrënuar aleancën me SHBA-të. Ju njohim për theqafje, por theqafjen se lejojmë për vendin tanë. Këtë aleancë e kemi bindie politike.

- E katërta, identifikimi i LDK-së me Beograd s’është risi nga PDK. Kështu keni bërë gjithëherë kur muskujt s’ju kanë bërë punë aty ku duhej intelekt. Por gjuha e njëjtë ka shtyrë e nxitë edhe eliminimin e figurave kyçe të LDK-së. Dhe gjuha e njëjtë sot, ka mu këtë rrezik.

Harroni se kjo strategji ju sjellë punë. Qytetarët janë të dijshëm; s’jan aq naive sa i merrni ju - e ne jemi të vendosur ta mbrojme Republikën.