Haradinaj i mllefosur me 5 vendet e BE-së për mosnjohjen e Kosovës

Aktuale January 22, 2018 - 11:52

Është duke u mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Mbledhja në fjalë ka filluar me një minutë heshtje për vdekjen e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq si dhe për veprimtarin Jonuz Musliu.

Më pas kryeministri i vendit, Ramush Hardinaj ka ngritur si shqetësim marrëdhëniet jo të mirëfillta me Bashkimin Evropian, për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së, transmeton Indeksonline.

Haradinaj i bëri këto komente përgjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku tha se është e padrejtë që Kosova të vuaj për shkak të marrëdhënien që BE ka mes vete.