Ky person i PDK-së nuk u pajtua me zhvillimet e sotme rreth Speciales

Aktuale January 22, 2018 - 11:16

Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot që projektligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale t’ia kalojë qeverisë për shqyrtim të mëtutjeshëm, raporton "Zeri.info".

Mirëpo, përpos LDK-së që lëshoi mbledhjen kur kryesia nisi të diskutojë për shfuqizimin e speciales, edhe nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti nuk është pajtuar me zhvillimet e sotme.

LEXO EDHE: Iniciativa për zhbërjen e Speciales kalon te qeveria, ja çka deklaron Veseli

Kështu ka njoftuar shefi i GP-së së LVV-së, Glauk Konjufca, pasi u pyet se a pati dakordim të përgjithshëm rreth kësaj brenda koalicionit PAN.

“Njëri dalloi, për këtë duhet ta pyesni Xhavit Halitin”, tha ai. /Zeri