Ky është vendvotimi ku Kurti mori 100% të votave

Aktuale January 21, 2018 - 22:30

109 anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që morën pjesë në zgjedhjet e sotme për kryetar partie në shkollën ‘Gjergj Fishta’ të lagjes Taslixhe në Prishtinë, kanë votuar për Albin Kurtin.

Kështu ka njoftuar në Facebook, anëtari i kësaj partie, Enver Redenica.

Sipas tij, në këtë qendër votimi, askush nuk ka abstenuar apo të votonte kundër.

“Në shkollën fillore ‘Gjergj Fishta’ në Prishtinë, votuan 109 anëtarë; Për Albinin 109, kundër 000, abstenim 000. Urime Albin”, ka shkruar Redenica në Facebook.

Më tej ai ka falënderuar aktivistët të cilët sipas tij votuan masivisht.