‘Vetëvendosje’ shpall rezultatet e para për Kurtin

Aktuale January 21, 2018 - 22:05

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton “Zeri.info”.

Sipas Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm të “Vetëvendosjes”,  janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e qendrave të kësaj Lëvizje.

LEXO EDHE: Në Vetëvendosje nisin urimet për Kurtin

Në bazë të rezultateve paraprake 98.82 për qind kanë votuar pro për Albin Kurtin si kryetar, 0.61 për qind kundër, 0.57 për qind kanë abstenuar dhe 0.26 për qind janë shpallur vota të pavlefshme, raporton “Zeri.info”.

Njoftimi i pltoë i “Vetëvendosjes”:

Tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e brendshme 2018, për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se në këtë proces votimi për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë si dhe në Qendrat në mërgatë, qoftë sa i përket numrit të votave qoftë në përqindjen e pjesëmarrjes.

Në vijim, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm shpall rezultatet paraprake të votimit për kandidatin për kryetar, Albin Kurti:

PËR:                             98.82%

KUNDËR:                      0.61%          

ABSTENIM:                   0.57%

TË PAVLEFSHME:        0.26%     

 

Me këtë rast, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm falenderon të gjithë aktivistët e përfshirë në menaxhimin dhe administrimin e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi, si dhe falenderojmë të gjthë anëtarët që kanë shprehur sot të lirë vullnetin e tyre mbi të ardhmen e organizatës.

I jemi gjithashtu mirënjohës stafit të Komisionit Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës dhe të Komisioneve Komunale Zgjedhore, për asistencën dhe materialet e votimit të vëna në dispozicion anekënd Kosovës për zhvillimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.