Ja sa vota mori Albin Kurti në Podujevë

Aktuale January 21, 2018 - 20:41

Ka përfunduar votimi për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot zgjedhjet për kryetar të kësaj partie, ku kandidati i vetëm për mandatin e ardhshëm ishte Albin kurti.

Tashmë ka nisur edhe procesi i numërimit përderisa thuhet se në komunën e Podujevës, Kurti arriti të grumbullojë 534 vota, raporton Indeksonline.

Këtë gjë e ka bërë të ditur anëtari i Vetëvendosjes, Arbër Sfishta.

Sipas tij Kurti mori vetëm një abstenim m dhe një votë kundër.

Image