Aktuale

Ambasadori francez: S’ka integrim të Serbisë, pa zbatim të marrëveshjeve me Kosovën

Ambasadori francez: S’ka integrim të Serbisë, pa zbatim të marrëveshjeve me Kosovën
21 janar 2018 • 19 : 02

Franca edhe pse mik me Serbinë u ka bërë të ditur tashmë se Serbia nuk do të integrohet në Bashkimin Evropian pa arritur marrëveshje me Kosovën.

Këtë e ka thënë në një intervistë për FoNet, ambasadori i Francës në Serbi, Frederic Mondoloni.

Ai tha gjithashtu se Fracnë mbështet Serbinë për t’u bërë anëtarë e BE-së dhe do të ndihmojë atë të arrijë kushtet e nevojshme por që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe populli serb gjithashtu duhet të dinë se integrimi i Serbisë në BE nuk bëhet pa u arritur marrëveshja mbi Kosovën.

Ai shpjegoi se stabiliteti rajonal duhet të ruhet, për të nderuar një paqe të qëndrueshme dhe për të përmbushur kushtet për pranim, që janë në kapitullin e 35-në negociatat me BE-në.

“Për ne marrëveshja e Brukselit e vitit 2015 është e rëndësishme, por ajo ka nevojë që të zbatohet nga Prishtina dhe Beogradit”, ka shtuar ambasadori francez, transmeton Indeksonline.

Mondoloni shtoi gjithashtu se është shqetësuar për vrasjen e Oliver Ivanovniq dhe tha se dëshiron që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Kjo është më shumë se një kërkesë. Populli serb nuk duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës që ta kënaqë BE-në, por për hir të së ardhmes së tyre, në mënyrë që paqja të mbretëroi në rajon, në mënyrë që në vend të aktiviteteve ekonomik fëmijët të mos jetojnë me fantazmat e së kaluarës”, ka shtuar Monodoloni.

Sipas tij do të ketë shumë vështirë dhe tensione por që nuk lejohet që të kthehen rrugë te së kaluarës në rajon .

Në gjashtë muajt e ardhshëm, Ballkani dhe Serbia do të jenë temat e rëndësishme në agjendën e BE-së dhe sipas tij nuk harrohet Serbia.

I pyetur se pse në dhjetor Paris- i ishte në mesin e atyre që ishin kundër hapjes së kapitujve të ri përgatitur për negociatat e Serbisë me BE-në, ai përsëriti se një mik i vërtetë tregon të vërtetë dhe shpjegoi se kjo ishte e nevojshme për të bërë përpjekje të mëtejshme në fushën e prioriteteve të qeverisjes, sundimit të ligjit, demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit.

© zëri.info