Haziri thotë se zyrtarë të LDK-së u vranë pse besonin në Rugovën

Aktuale January 21, 2018 - 17:57

Njëri prej zyrtarëve të LDK-së i ka organizuar akademi të veçantë përkujtimore Ibrahim Rugovës.

Lutfi Haziri ka thënë se para dhe pas luftës janë varë njerëz pse kanë besuar në vizionin e ish-kryetarit të LDK-së.

“U vranë gjatë dhe pas luftës për shkak se besonin në ëndërrën dhe vizionin e Ibrahim Rugovës”, ka thënë Haziri, në ceremoninë e organizuar në Gjilan.

Ndërkohë, një ceremoni tjetër është mbajtur në Prishtinë. Aty, ka folur vetëm Agim Veliu, njeri prej pretendentëve për Kryetar të LDK’së.

Edhe Haziri prej kohës së Fatmir Sejdiut synon të bëhet Shef i LDK-së.

Sidoqoftë, Nënkryetari i LDK’së thotë se duhet i ka mbetur ta çuar në vend testamentin e Rugovës për paqe e drejtësi në Kosovë, shkruan Express.

“Duhet ta çojmë testamientin e tij deri në fund sepse do të jemi gardian të rugovizmit, lirisë të demokracisë dhe pavarësisë që ai e solli në këtë vend me vizionin e tij dhe përkushtimin e tij njerëzor”, ka shtuar ai.

Haziri gjatë fjalimit në akademinë përkujtimore për ish-presidentin, Ibrahim Rugova tha se Gjilani në 12 vitet e fundit është nda vetëm fizikisht nga themeluesi i shtetit.

“Dhe se Gjilani asnjëherë nuk e ka harruar këtë datë të ftohtë të janarit”, ka shtuar ai.

Haziri ka thënë se Ibrahim Rugova e shpëtoi popullin e Kosovës nga masakrat e ish-Jugosllavisë për shkak se nuk hyrë në luftëra gjatë fillimviteve të 90’ta.

“Pajtimi, bashkimi dhe rreshtimi i drejt i gjithë neve ishte vetëm hapi i parë i vogël i presidentit Rugova, hapi i dytë ishte ruajtja jonë e qytetarit, familjes, duke mos lejuar që avanturat dhe avanturierët politik ta fusnin Kosovën në luftëra dhe në konflikte të ish-Jugosllavisë që në atë kohë pëlcitën në mënyrë të organizuar”, ka shtuar ai.