Nis votimi për kryetar të VV-së

Aktuale January 21, 2018 - 10:10

Ne selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Arbëri ka nisur votimi për kryetarë të këtij subjekti politik, raporton ‘Zëri.info’.

Aktivistë të kësaj partie menjëherë pas hapjes së vendvotimeve i janë drejtuar degëve përkatëse për të zgjedhur të parin e partisë.

Disa qytetarë që tashme votuar u shprehën se Kurti do të jetë fitues.

" Ky do të fitoj. Qysh jo s'ka kush tjetër", është shprehur një aktiviste e Vetëvendosjes.

Kandidatë për kryetarë të lëvizjes Vetëvendosje është vetëm Albin Kurti. /Zëri/

Image  
Image
Image 
Image 
Image 
Image