Rahoveci nuk shkon në zgjedhje, në orët e vona e zgjodhi kryesuesin

Aktuale January 20, 2018 - 23:35

Anëtari i AAK’së Afrim Dina është zgjedh kryetar i Kuvendit të Rahovecit. Në orët e vona të së shtunës ai mori besimin e 7 asamblistëve të AAK’së, katër të VV’së, një të Listës Serbe, një nga Nisma dhe një nga AKR.

Kuorumi u mundësua nga tre asamblistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët morën pjesë në seancë. 

Për zgjedhjen e Kryesuesit ata abstenuan.

Rahoveci rrezikonte të shkonte sërish në zgjedhje nëse deri në mesnatë nuk do të zgjidhej kryesuesi.