Sefaj reagon pas situatës së krijuar në Brezovicë

Aktuale January 20, 2018 - 23:11

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka përgëzuar institucionet e rendit dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë në nivel të lartë të detyrës, njofton Klan Kosova.

“Dua t’i përgëzoj institucionet e rendit dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë në nivel të lartë të detyrës. Sot gjatë gjithë ditës isha në koordinim me Policinë e Kosovës, e cila në mënyrë profesionale po kujdeset për mbarëvajtjen e vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuqiq, i cili ende vazhdon të gjendet në territorin e Kosovës.

Po ashtu angazhimi i njësiteve të Policisë së Kosovës nuk ka munguar as në mënjanimin e rrezikut me të cilin u ndeshen disa autobusë në Brezovicë si pasojë e reshjeve të borës, ku në koordinim me FSK-në, ka kryer me shumë sukses operacionin për lokalizimin e aksidentit dhe ka evakuuar nxënësit”, ka shkruar Sefaj në Facebook.