Rahoveci mund të shkojë prapë në zgjedhje - s’ka kuorum për mbajtjen e Kuvendit

Aktuale January 20, 2018 - 22:24

Konstituimi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit është bërë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo kjo Komunë ende nuk ka arritur që ta zgjedh kryesuesin e Kuvendit. Nëse kryesuesi nuk zgjidhet deri sonte në orën 00:00, atëherë Komuna rrezikon që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Gazeta Express ka mësuar se Kuvendi i Rahovecit ka pasur ta mbaj në orën 20:00  një mbledhje për ta bërë kuorumin.

Por, siç ka mësuar Express nuk është arritur që të bëhen 16 asamblistë, që më pas të zgjidhet kryesuesi.

Nëse deri në orën 00:00 nuk behën 16 asamblistë, Kuvendi i Rahovecit shkon në zgjedhje.

Gazeta ka mësuar se PDK dhe LDK nuk janë duke e bërë kuorumin.

Në garë për pozitën e kryesuesit të Kuvendit ishin Sali Sallteku nga PDK, Afrim Dina nga AAK  dhe Fehmi Cena nga LDK.

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, ka 31 anëtarë dhe përbëhet nga tetë subjekte politike. PDK ka 9 anëtarë, AAK 7 anëtarë, LDK 7 anëtarë, LV 4 anëtarë, AKR 1 anëtarë, Nisma 1 anëtar, Iniciativa Qytetare për Drejtësi dhe Unitet 1 anëtar dhe Lista Serbe 1 anëtar.