Haradinaj dërgon FSK'në e Policinë në Brezovicë, evakuohen nxënësit

Aktuale January 20, 2018 - 20:36

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se pasi ka marr lajmin për ngujimin e nxënësve të disa shkollave të mesme në Brezovicë, ka bërë thirrje që të intervenohet.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se njësitet e FSK-së dhe Policia e Kosovës tanimë janë atje dhe kanë evakuuar nxënësit dhe kanë hequr zhbllokuar rrugën.

Ja postimi i Haradinajt:

Sot me të marrë lajmin se në Brezovicë një autobus me nxënës kishte rrëshqitur e disa autobus të tjerë ishin bllokuar nga te reshurat e mëdha të borës, u kam bërë thirrje për të intervenuar të gjithë mekanizmave të sigurisë së vendit.

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar nxënësit, si dhe kanë debllokuar rrugën.

Të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion, i falënderoj për gatishmërinë dhe i përgëzoj për profesionalizmin e lartë.
RH