Pal Lekaj lajmërohet nga tereni, ka një porosi për qytetarët

Aktuale January 20, 2018 - 20:18

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar disa nga qytetet në Kosovë, ku edhe kanë intervenuar për të bërë rrugët e kalueshme.

Lekaj për Zëri.Info ka thënë se ishte për ti parë nga afër rrugët dhe menjëherë kanë intervenuar për lirimin e tyre.

'Në çdo rrugë nacionale dhe rajonale është intervenuar, me përjashtim të një pjese të rrugës për Brezovicë, ku kolonat e gjata të makinave na e kanë pamundësuar një gjë të tillë deri tani', ka thënë Lekaj.

Ai po ashtu ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.

'Pavarësisht intervenimeve, ftoj qytetarët të kenë kujdes të shtuar sepse vazhdimisht ka të reshura të borës', tha kështu Pal Lekaj për Zëri.Info.

LEXO EDHE: http://zeri.info/aktuale/182404/ministria-e-infrastruktures-fillon-pergatitjet-ne-mengjes-mund-te-kete-ngrica-te-medha/

Pal Lekaj ka bërë thirrje po ashtu që të gjithë qytetarët të jenë bashkëpunues në rastin që ka ndodhur në Brezovicë.

“Një rast specifik është Brezovica, për shkak të makinave që janë parkuar në mënyrë të parregullt, kompania e mirëmbajtjes nuk ka arritur me kohë të bëjë pastrimin e rrugës dhe si rrjedhojë e kësaj janë bllokuar nxënës të cilët kanë qenë në pikën turistike të Brezovicës. Me këtë rast dëshirojë t’i sigurojë të gjithë familjarët e nxënësve që jam në kontakt personalisht me të gjithë faktorët për të bërë të mundur që të lëvizin autobusët dhe automjetet tjera në drejtimet e tyre pa pengesa e pa u rrezikuar jeta e askujt. Ju bëjë thirrje të gjithëve që të jenë bashkëpunues e ndihmues në këtë rast dhe të tjera si kjo. Siguria në rrugë është detyrim i të gjithëve”,ë ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.