Ministria e Infrastrukturës fillon përgatitjet, në mëngjes mund të ketë ngrica të mëdha

Aktuale January 20, 2018 - 19:04

Reshjet e vazhdueshme gjatë ditës së sotme kanë bërë që rrugët të jenë vështirë të kalueshme dhe si pasojë kanë ndodhur numër i madh i aksidenteve.

Ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë të gjitha masat për ti bërë të kalueshme ato.

Fatos Mani nga MI, për Zëri.Info ka thënë se janë duke bërë përgatitjet për ditën e nesërme të intervenojnë në rrugë që mos të ketë ngrica.

Ai po ashtu ka thënë se gjatë ditës, të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme, por nga reshjet e vazhdueshme nuk kanë arritur të kenë veprim të menjëhershëm, shkruan Zëri.Info.

Nga ana tjetër Zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, ka thënë për Zëri.info se gjatë ditës si pasojë e të reshurave ka pasur disa aksidente në lokacione të ndryshme.

' Ka disa aksidente që kanë ndodhë në lokacione të ndryshme për shkak të reshurave por se numri i saktë se sa aksidente kanë ndodhur deri më tani nuk kemi ende ndonjë raport', tha Kelani./ZËRI