Nga reshjet e borës, gjendja më e rëndë në Brezovicë

Aktuale January 20, 2018 - 17:55

Nga reshjet e borës gjendja më e rëndë është në Brezovicë. Kështu thonë nga Ministria e Infrastrukturës.

Fatos Mani, këshilltar politik i ministrit Pal Lekaj në MI, thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, por gjendja ma e vështirë është në Brezovicë. 

"Atje ka shumë automjete dhe autobus, të cilët po e kanë problem depërtimin lartë, prandaj kemi kërkuar ndihmë nga policia e trafikut, që të bëjnë zhbllokimin e rrugës", ka shtuar ai.