Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Aktuale January 20, 2018 - 12:32

Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme dhe nuk ka ndonjë vështirësi për shkak të reshjeve të borës. Kjo gjendje është monitoruar në ora 09:00 nga kompanitë që janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, derisa kanë thënë se së shpejti dalin edhe me njoftim tjetër se si është gjendja aktuale nëpër rrugë.

“Në Regjione, rrugët janë të gjitha të kalueshme pa ndonjë vështirësi. Sot ne mëngjes kanë filluar reshjet e borës me intensitet te ultë, kompanitë janë duke e monitoruar gjendjen, të gatshme për intervenim sipas nevoje”, është shprehur Fatos Mani, këshilltar politik i Ministrit, Pal Lekaj.

Ai ka shtuar se temperatura minimale është 1 grad celsius. “Kjo është gjendja momentale, për çdo ndryshim do të raportohet”, ka shtuar Mani./Express