Veteranët e Prishtinës distancohen nga deklarata e Nasim Haradinajt

Aktuale January 19, 2018 - 23:26

Ndaj deklaratës ofendues të Nasim Haradinajt, është distancuar edhe Organizata e Veteranëve të UÇK’së, Dega në Prishtinë.

Kjo organizatë në një mbledhje të mbajtur gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që të distancohet nga deklarata e Haradinajt, duke bërë me dije se ai nuk e përfaqëson mendimin e veteranëve të UÇK’së.

“Ne deklarojmë se Nasim Haradinaj nuk e përfaqëson mendimin e Veteranëve të Degës së Prishtinës rreth prononcimeve të tij publike e fjalëve fyese ndaj Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z.Greg Delawie, kur dihet se SHBA’të ishin dhe janë aleatët më të fuqishëm të popullit të Kosovës.”.

LEXO EDHE: OVL e UÇK-së në Ferizaj reagon ndaj deklaratave të Haradinajt

Dega e OVL-UÇK në Prishtinë distancohet dhe nuk përkrahë deklaratat e pamatura të kujtdo qofshin ato.

Kjo është deklarata e plotë e Veteranëve të UCK’së:

Nënkryetari i OVL-së, së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nasim Haradinaj dite ma parë e ka quajtur ambasadorin amerikan, Greg Delawie, “palaço”

Haradinaj ka thënë se ambasadori Delawie i ka thyer të gjitha rregullat e tij diplomatike, ai ka thënë se nëse ambasadori ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar.

“Delawie më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka. Delawie nëse ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar. Nuk është Dealawie i plotfuqishëm që të flas çfarë të do ai”, ka thënë Haradinaj. /Express/

Image