Ymeri: Nuk e përjashtoj mundësinë për formimin e një partie të re politike

Aktuale January 19, 2018 - 22:14

Visar Ymeri ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë se do ta themeloj një parti të re politike sikurse nuk e përjashton mundësinë se do të qëndroj në “Vetëvendosje”.

Këto komente Ymeri i ka bërë në RTV21, kur u pyet nëse ai do ta udhëheq Alternativen Socialdemokrate, ashtu si ka raportuar sot gazeta Zeri.

E krijimin e këtij subjekti politik, ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, as nuk e ka mohuar e as pohuar, por që ka thënë se nuk e përjashton një mundësi të tillë ashtu siç nuk e përjashtoi edhe mundësinë e largimit të tij të tërësishëm nga kjo lëvizje, transmeton “Zeri.info”.  

LEXO EDHE: Ymeri: Kam pak shpresë se do të shpëtohet ‘Vetëvendosja’

“Ato që kanë ndodhur në Lëvizjen Vetëvendosje deri më tani e kanë sjellë “Vetëvendosjen”, në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Ka një grup të të pakënaqurve. Nuk është diskutuar ky opsion asnjëherë dhe natyrisht që do të jetë vendim i të pakënaqurve për atë se si do të ecim në të ardhmen. Nuk është diskutuar asnjë formë e organizimit të partisë së re. Por sidoqoftë që kjo do të jetë një vendim i përbashkët i atyre të pakënaqurve me Lëvizjen Vetëvendosje. Pra nuk e përjashtoj mundësinë se a do të kemi një parti të re apo se a do të qëndrojë në të ardhmen në “vetëvendosje”. Po ashtu nuk e di se si do të marrë rrugë kjo pakënaqësi ndaj “Vetëvendosjes”, por që pakënaqësia është shumë e madhe”, ka thënë ndër të tjerash Ymeri.