Ymeri: Kam pak shpresë se do të shpëtohet ‘Vetëvendosja’

Aktuale January 19, 2018 - 21:54

Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se ka qenë vetë Albin Kurti, ai i cili nuk ka dashur që të identifikohet si lideri i vetëm i kësaj lëvizje, përcjell “Zeri.info”.

Mirëpo, sipas Ymerit, situata në të cilën gjendet tani Lëvizja Vetëvendosje, është për shkak të Albin Kurtit.

Ai në RTV21 ka thënë se, të gjithë janë fajtorë për këtë që po ndodh në “Vetëvendosjes”, por që sipas tij, fajtor është ai i cili e filloi të gjithë këtë, pra sipas tij, Albin Kurti.

LEXO EDHE: Ymeri: Kurti kërkoi që Molliqaj të mos kandidoj për deputet

“Prej asaj që e kam parë dhe prej kronologjisë së ngjarjeve, unë e shoh si përgjegjësin fillestar. Dhe pastaj në secilin problem nëse ka dy palë atëherë të dyja palët kanë nga pak faj dhe kush e filloi atë. Të gjithë këtë e filloi Albin Kurti. Dhe ndaj meje s’ka pasur fushatë linçuese...”, ka thënë ndër të tjerash Ymeri, në RTV21, transmeton “Zeri.info”.

Sipas tij, tani më nuk ka asnjë shpresë që “Vetëvendosje” të bashkohet.

“Kam besuar se Lëvizja Vetëvendosje mund të shpëtohet. Kohëve të fundit kam shumë më pak shpresë sepse nuk ka as sinqeritet e as interes që ta bashkojmë “Vetëvendosjen” për shkak se po shikohen interesat personal dhe jo interesat e përgjithshme të organizatës. Në momentin që individët bëhen me të rëndësishëm se sa vet Lëvizja Vetëvendosje, atëherë aty nuk ka unitet”, ka deklaruar Ymeri.