OVL e UÇK-së në Ferizaj reagon ndaj deklaratave të Haradinajt

Aktuale January 19, 2018 - 20:40

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ditë më parë reagoi ashpër ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, duke e quajtur “palaço”.

Pas këtyre deklaratave të Haradinajt, ka reaguar ashpër Organizata e OVL-UÇK-së dega në Ferizaj, transmeton “Zeri.info”.

Përmes një njoftimi për media, OVL-UÇK-së së Ferizajt, kërko nga selia qendrore e OVL-së së UÇK-së që të shtoj ndikimin e saj dhe prononcimet e tilla individuale të ndërpriten njëherë e përgjithmonë.

Sipas OVL-UÇK dega në Ferizaj, deklarata e Haradinajt përmban gjuhë vulgare, gjuhë kjo që nuk është në kulturën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Sipas tyre, Kjo gjuhë e përdorur është e panevojshme, e dëmshme për imazhin e Ushtrisë Çlirimtare dhe popullin e Kosovës në përgjithësi, transmeton “Zeri.info”

Reagimi i plotë:

Organizata e OVL-UÇK dega në Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur me datën 19.01.2018, merr qëndrim diferencimi ndaj prononcimit të z.Nasim Haradinajt dhe konsideron se fjalori i përdorur nga z.Haradinaj përmban gjuhë vulgare, gjuhë kjo që nuk është në kulturën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kjo gjuhë e përdorur është e panevojshme, e dëmshme për imazhin e Ushtrisë Çlirimtare dhe popullin e Kosovës në përgjithësi.

Kërkojmë nga Selia Qendrore e OVL-UÇK-së që të shtojë ndikimin dhe prononcimet e tilla individuale të ndërpriten njëherë e përgjithmonë.

Gjithashtu protestojmë edhe për manipulimin që është bërë me peticionin e OVL-UÇK-së, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Kryesia e OVL-UÇK dega në Ferizaj,

Kryetari Rafiz Sejdiu!