Kjo është agjenda e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë

Aktuale January 19, 2018 - 19:55

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq  do të vijë për vizitë nesër në Kosovë, ku siç ka njoftuar, do të takojë serbët e Kosovës.

Vizita e tij ndodh pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës.

Kjo është agjenda e Vuçiqit:

Rreth orës 10:30 Aleksander Vuçiq do të vizitojë manastirin Banjska.

Rreth orës 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

Rreth orës 17:00 do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.