Trupi i pajetë i Jonuz Musliut arrin sonte në Kosovë

Aktuale January 19, 2018 - 19:44

Trupi i pajetë i Jonuz Musliut arrin sonte në Prishtinë nga Turqia, atje ku ishte për shërim.

Musliu vdiq dje. Varrimi i të djerit pritet të bëhet nesër.

Jonuz Musliu ka qenë ish-komandant politik i Shtabit të Përgjithshëm i UÇPMB-së, pastaj ka themeluar edhe Lëvizjen për Progres Demokratike – LPD.

Ai ka lindur më 5 janar të vitit 1959 në Konçul.

Si i burgosur politik ka qëndruar disa vite në burg.

Në jetën politike ka hyrë pas zgjedhjeve të para lokale në Bujanoc në vitin 2002.

Ka qenë kryetar shumëvjeçar i Komunës së Bujanocit. /Lajmi.net/