Nisin kërcënime ndaj shqiptarëve në Serbi pas vrasjes së Ivanoviq

Aktuale January 19, 2018 - 18:04

Pas vrasjes së liderit serb, Oliver Jovanoviq, kanë filluar kërcënimet ndaj shqiptarëve në Serbi.

Së fundi në murin e një furre të bukës në pronësi të një shqiptari në Crvenkë, shihen grafite që përmbajnë mesazhe kërcënuese “Vdekje për shqiptarët”, si shenjë hakmarrje për vrasjen e Oliver Jovanoviq, përcjell Telegrafi.

Lidhur me këtë, ka reaguar Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës, e cila dënoi me forcë grafitet anti-shqiptare.

Image