Ja çfarë thotë Shpend Ahmeti për Albin Kurtin

Aktuale January 18, 2018 - 23:34

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti është personaliteti më autoritativ në VV.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se Kurti ëshë njeriu më i votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Ai ka vendosur të kandidajë për kryetar të VV-së, për arsye se ka menduar që është personi më adekuat dhe me autoritetin më të madh për ta udhëhequr Lëvizjen”, ka theksuar Ahmeti.

Sipas tij, thyerjet në mes Kurtit, Molliqajt e Ymerit, i ka parë në prill të vitit 2017, dhe që sipas Ahmetit, ka qenë diçka e çuditshme.