Shpend Ahmeti tregon si ndodhi çarja në Vetëvendosje

Aktuale January 18, 2018 - 23:04

Kryetari i Prishtinës, nga VV Shpend Ahmeti, ka treguar se si ka ndodhur përplasja në mes dy grupeve në këtë parti.

Ai ka thënë se ka pasur kundërshtim nga një pjesë e Kyresisë që Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar të VV-së.

“Albini ka insistuar se duhet ndryshime organizative, dhe ka menduar se askush nuk mund ta bëj, por vetëm ai. Ne i kemi thënë se a je në gjendje ta qitësh organizatën përpara, dhe këtu ka ndodh shkarja kryesore dhe kur ka dal. Albini të dielën do të mbetet në demokraci. Më kursen sepse po mundohem që të kem një propozim marrëveshje bashkë me Glaukun që mund t’i afrojë këto dy grupe. Albini është njeriu më i votuar, nuk hymë në qeveri. Albini mendon se është personi adekuat se është më i votuar dhe e ka autoritetin e mjaftueshëm në organizatë”, ka thënë Ahmeti në Tv Dukagjini.