Alarmante ndotje e ajrit në Prishtinë

Aktuale January 18, 2018 - 20:23

Qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga ndotja e madhe e ajrit.

Aktualisht, në kryeqytet vlerat e ajrit konsiderohen të jenë shumë të pashëndetshme për qytetarët.

Nga matja e fundit që është bërë në orën 19:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, vlera e ndotjes ka arritur në 279 dhe konsiderohet të jetë shumë e pashëndetshme. Këto rezultate në Prishtinë mund t'i krahasojmë edhe me vendet tjera të botës të cilat listohen të parat për nga ndotja e madhe e ajrit. /Zëri/Image 

Image