LDK: Fyerja ndaj ambasadorit Delawie, kulmi i turpit

Aktuale January 18, 2018 - 19:04

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj fyerjes që Nasim Haradinaj i ka bërë ambasadorit Delawie duke e quajtur palaço.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se kjo është e papranueshme dhe se duhet të ruhet miqësia me SHBA-të.

“Deklaratat e kohëve të fundit, si ajo për gjoja perkrahjen e disa Deputetëve( të LDK-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale) është vazhdim i shpifjeve dhe të pavërtetave. E kulmi i turpit është fyerja e sotme që i bëhet Ambasadorit Amerikan Delawie.

Fyerja ndaj tij është fyerje ndaj Shtetit dhe qytetarëve Amerikan.Kjo është e papranueshme për LDK-në dhe anëtarësinë tonë,ne distancohemi fuqishëm. Kjo është e turpshme,e papranueshme për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës. Miqësia me popullin dhe shtetin Amerikan do të jetë e përhershme,i pëlqeu apo jo individëve të papërgjegjshëm” thuhet në reagim.