Haradinaj e quan 'Palaço' ambasadorin Delawie

Aktuale January 18, 2018 - 17:07

Nënkryetari i OVL-së, së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nasim Haradinaj e ka quajtur sot ambasadorin amerikan, Greg Delawie, “palaço”.

Haradinaj ka thënë se ambasadori Delawie i ka thyer të gjitha rregullat e tij diplomatike, ai ka thënë se nëse ambasadori ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar.

“Delawie më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka. Delawie nëse ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar. Nuk është Dealawie i plotfuqishëm që të flas çfarë të do ai”, ka thënë Haradinaj.

Ndër tjerash Haradinaj ka thënë se Delawie nuk mund të sillet në parlamentin e Kosovës sikur është sjellë me ushtarët e tij në kampin “Guantenamos”.

“Prandaj, Delawie të jetë shumë i kujdesshëm çka fol. Ka thanë se për ata që kanë iniciuar shfuqizimin e Gjykatës do të merren masa. Unë po i them Delawies se t’i nuk mund të marrësh masa asnjëherë, ti e ke të drejtën e diplomatit. Diplomatët te na shkojnë e vijnë për çdo ditë, e kryejnë detyrën prej diplomatit dhe mos t’i kalojë kompetencat e tij”, pohoi Haradinaj.

Ky reagim i Haradinaj ka ardh pas deklaratës së ambasadorit Delawie, lidhur me shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Delawie kishte thënë se disa nga komandantët e UÇK-së kanë kryer krime dhe duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Haradinaj para disa dite në një debat televiziv kishte thënë se”Punë e madhe që janë vra anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), pas luftës. /Insajderi/