Nisin homazhet për Ivanoviqin në Beograd, pas pak pritet varrimi i tij

Aktuale January 18, 2018 - 12:07

Pas homazheve të ditës së djeshme në veri të Mitrovicës nga një numër i madh i qytetarëve serbë të cilët i dhanë lamtumirën e fundit ish-liderit të SPD-së, Oliver Ivanoviq, sot në Beograd kanë filluar homazhet për nderë të tij, raporton “Zeri.info”.

Siç kanë njoftuar mediat serbe, sot në orën 12:30 pritet të bëhet varrimi i të ndjerit në në Alenë e të Shquarve të Varrezave të Reja në Beograd.

Ndryshe, Ivanoviq u vra të martën në rrethana ende të panjohura në hyrje të ndërtesës së zyrës së partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Gazetari Ido Seferi, ka publikuar këto fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”. 

Image

Image

Image

Image

Image