Petritsch: Vrasja e Ivanoviqit vuri seriozisht në pikëpyetje dialogun

Aktuale January 18, 2018 - 10:03

Vrasja e Oliver Ivanoviq seriozisht vuri në pikëpyetje dialogun Beograd-Prishtinë. Kësisoj ka vlerësuar ish -emisari special i BE-së  për Kosovën Wolfgang Petritsch

Ai në një intervistë për gazetën e Vjenës “Die Presse”, tha se vrasja e Ivanoviqit e kishte prekur edhe atë.

“Unë e takova Ivanoviqin në fazën më të vështirë të konfliktit të Kosovës si një njeri të zhytur në mendime, një nga të paktët në anën e Millosheviqit, i cili luftoi sinqerisht për një zgjidhje me shumicën shqiptare. Unë nuk dua të spekuloj për  prapavinë  e vrasjes, por vrasja ka sfiduar seriozisht dialogun, “shpjegoi ai.

Petritsch theksoi se tani është e rëndësishme të zgjidhen çështjet e hapura në Bruksel, siç është statusi i komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, transmeton Klan Kosova.