MPB serbe insiston të përfshihet në hetimet për Ivanoviqin

Aktuale January 17, 2018 - 23:09

Ministria e Brendshme në Serbi i ka dërguar përsëri kërkesa EULEX-it dhe misionit të UNMIK-ut në Kosovë për të përfshirë organet serbe në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Kështu kanë thënë për ‘Tanjug’ zyrtarë të Ministrisë së Brendshme serbe.

“Drejtori i Policisë, Vladimir Rebiq dhe Byroja Qendrore Kombëtare e Interpolit në Beograd e cila është pjesë e Ministrisë, i dërgoi një kërkesë të përsëritur EULEX-it dhe UNMIK-ut në të cilën është insistuar të përfshihet MUP-i serb në hetime, në mënyrë që të gjenden autorët e këtij krimi të rëndë. Është e nevojshme që policia serbe të përfshihet në hetim si dhe të informohet për të gjitha masat dhe veprimet e ndërmarra deri tani”, ka deklaruar MPB, transmeton lajmi.net.

Më herët ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburoviq ka thënë se ende nuk kanë marrë përgjigje nga EULEX për kërkesën që Serbia të marrë pjesë në hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.