Ivanov refuzon miratimin e ligjit për gjuhën shqipe

Aktuale January 17, 2018 - 18:19

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, deklaroi sot se ka vendosur të mos e dekretojë miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Sipas presidentit, ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit, sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë.

“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademikë dhe pa opozitën.

Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjellë me äamurin evropian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur äamuri evropian, i cili i ndryshon sistemet ligjore”, tha mes tjerash Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë i cituar nga ALsat –M.

Ivanov këmbënguli se ligji është në kundërshtim me kushtetutën dhe si i tillë, ai do të rikthehet në parlament.