Aktuale

Haradinaj: Figura e Skënderbeut na bashkon gjithmonë

Haradinaj: Figura e Skënderbeut na bashkon gjithmonë
17 janar 2018 • 16 : 08 Foto: Driton Bublaku

Në një akademi përkujtimore mbajtur në Teatrin Kombëtar të Kosovës nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u tha se Skënderbeu e mbajti të ndezur flakën e lirisë tek shqiptarët për shekuj, shkruan zeri.info.

“Sot e përmot na bashkon një figurë. Na bashkon heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Sot po ashtu jemi të bashkuar dy qeveritë e vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi në Vitin Kombëtar të ‘Gjergj Kastriotit – Skënderbeut’. Sado që flasim është pak. Në këtë përvjetor të sotme nderojmë heroin kombëtar Skënderbeun por edhe të gjithë atdhedashësit, liridashësit për të gjitha flijimet nëpër shekujt. Këtë ditë kujtojmë më respekt edhe heronjtë tonë, Jufsuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka. Të gjithë ata që u flijuan për liri”, tha Haradinaj. Image

Tutje ai theksoi se Skënderbeu ishte ndër të parët që ishte përcaktuar se cilën rrugë duhet ta zgjedhin shqiptarët.

Në anën tjetër, Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë tha se trashëgimia e Skënderbeut është aktuale edhe sot.

“Në memorien historike të popullit shqiptar, pa dallim se ku jeton, në synimet e popullit shqiptar për liri, në piedestale gjithsesi është figura e Skënderbeut. Sot po mbushen 550 vite nga vdekja e tij por vepra dhe trashëgimia e tij edhe sot është aktuale dhe jo vetëm për shqiptarët por të gjithë popujt e Evropës. Skënderbeu jo vetëm se është themeluesi i shtetit feudal shqiptar por në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh gjendjen ka qenë mbrojtësi i Evropës”, tha Xhaferi duke theksuar se ai në më mënyrë të vendosur është angazhuar për bashkimin e principatave ballkanike, por edhe bashkëpunime të tjera. Image

Programi u hap me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij shtetëror të Kosovës.

Për ndër të vendlindjes së tij, Dibrës, ky program artistik vazhdoi me vallen e Dibrës, për të vazhduar me këngën e mirënjohur “Albulena gropa-gropa”, në kujtim të betejës së njohur të fushës së Albulenës.Image

Në këtë ceremoni u promovuan edhe dy pullat postare me portretin e Skënderbeut të cilat do të përdorën në Maqedoni e Kosovë. /Zëri/

© zëri.info