Vjen dorëheqja e radhës në Vetëvendosje

Aktuale January 17, 2018 - 13:48

Donika Kadaj Bujupi është deputetja e radhës nga Lëvizja Vetëvendosje që ka hequr dorë nga të gjitha pozitat në kryesinë e VV-së.

Indeksonline mëson se deputetja në fjalë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje duke mbetur vetëm anëtare e thjeshtë.

Edhe pse dje Zëri.info ka kontaktuar me deputeten Donika Kadaj Bujupi, për ta pyetur nëse një gjë e tillë është e vertetë, ajo e ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo nuk është e vërtetë, në momentin që ka diqka e bëjë publike”, ka thënë shkurt ajo.

Fillimisht ishte menduar se Kadaj do të jetë krah liderit të padiskutuar siç e quante ajo, Albin Kurtin, por gjërat ndryshuan pas mbledhjeve që kishte kjo parti.

Bashkë me të kanë dhënë dorëheqje edhe Dukagjin Gorani dhe Dardan Molliqaj.

Kadaj-Bujupi e kishte braktisur më herët mbledhjen e të hënës me arsyetimin se ka disa obligime për të kryer./Indeksonline