Isufi: Nënshkrimet për shfuqizim janë ende, AAK kundër Speciales

Aktuale January 17, 2018 - 12:38

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, pas dështimit te mbledhjes së kryesisë, ka thënë se një gjë e tillë tregon papërgjegjësinë e nënkryetarëve te kryesisë, të cilët bojkotuam mbledhjen,shkruan Zëri.info.

“Sot mungoi një pjesë e kryesisë qe tregoi për papërgjegjesinë e nënkryetarëve për te qenë në mbledhje”, tha Isufi. Ndërkohë, konfirmoi se gjyakta speciale (shfuqizimi i saj) ishte pjesë e rendit të ditës.

“Ne kemi pasur rendin e ditës paraprkaisht të njohur, ka pasur edhe pika që kanë mbetur nga viti i kaluar. Konsideroj se nuk është mirë që te prolengohen mblehdjen e kryesisë, sepse kjo po i kushton legnislatutës. Tjerat cështje nuk i kemi të njohur. Në rend dite është edhe projektliigji për gjykatën speciale”, shtoi Isufi, duke ripërsëritur qëndrimin e AAK-së, kundër kësaj gjykate.

Isufi nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e ndërkombëtarëve që po kërkojnë stopimin e idesë së shfuqizimit të Speciales.

Ndërkaq, i pyetur nëse ekzistojnë nënshkrimet e deputetëve ende, Isufi e pohoi një gjë të tillë. “Deri tani ekzistojnë ato nënshkrime dhe më tutje do të shohim”, theksoi ai.

Mbledhja e kryesisë dështoi të mbahej sot, meqë nuk pati kuorum./Zeri