Thaçi: Kosova është e përkushtuar ta vazhdojë dialogun me Serbin

Aktuale January 17, 2018 - 12:32

Presidenti Hashim Thaçi ka biseduar me kryeministrin bullgar, Boyko Borissov dhe e ka informuar atë se institucionet e vendit janë duke bërë përpjekje që ta ndriçojnë rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Poashtu ai e ka njoftuar atë se Kosova është e përkushtuar që ta vazhdojë dialogun me Serbin për normalizimin e raporteve në mes këtyre dy vendeve, transmeton "Zeri.info"

Bullgaria është shteti I cili e kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian në këtë vit. /ZERI/

Ja postimi I plotë I Thaçit

“Kryeministrin bullgar e informova për përpjekjet e institucioneve që ta ndriçojnë sa më shpejtë vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe për përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian nuk ka alternativë dhe është parakusht për paqe e stabilitet në rajonin tonë. Po ashtu, nga shteti bullgar kërkova mbështetje edhe për procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor. HTH”