Partitë e Koalicionit nuk e bëjnë kuorumin për shfuqizimin e Speciales

Aktuale January 17, 2018 - 12:28

Ambasadorët e pesë shteteve perëndimore kanë arritur të parandalojnë edhe një herë shfuqizimin e Gjykatës Speciale duke ndikuar që të mos mbahet mbledhja e kryesisë ku do të procedohet projektligji për këtë çështje.

Në mbledhje nuk kanë shkuar përfaqësuesit e partive të koalicionit AAK dhe NISMA  të cilat kanë mbështetur idenë e shfuqizimit të Speciales. Aty megjithatë ka marrë pjesë Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, i cili nuk është deklaruar kundër rrëzimit të Speciales duke u rreshtuar në krah të Kadri Veselit.

Takimi ishte paraparë të mbahet në ora 11:00, por duket se takimi i ambasadorëve me Thacin, e Veselin ka dhënë fryte.