Nis mbledhja e kryesisë ku pritet te diskutohet për Specialen, vetëm PDK e LDK marrin pjesë

Aktuale January 17, 2018 - 12:12

Me një orë vonesë, Kryesia e Kuvendit ka nisur mbledhjen para pak minutash, ku pritet të diskutohet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, raporton zeri.info.

Në këtë mbledhje pos pikave të tjera të rendit të ditës do të shqyrtohet edhe projektligji për zhbërjen e dhomave të Specializuara, ndonëse në rend dite nuk flitet qartë mbi këtë pikë.

Megjithatë, në këtë mbledhje është duke marr pjese vetëm PDK dhe Ldk.

E tërë kjo ka ardhur pas kërkesës së 43 deputetëve për shfuqizimin e Speciales.

Një nismë e tillë pati dështuar ditën kur ishte inicuar (22 dhjetor), meqë kryesia kishte dështuar të mbajë mbledhjen në mungesë të kuoorumit. /Zeri