Policia tregon për procesin e hetimeve ndaj Ivanoviqit

Aktuale January 17, 2018 - 11:14

Policia e Kosovës është duke u marrë intensivisht me hetimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviqit, i cili u vra dje (e martë) para selisë se partisë që ai drejtonte, të paktën kështu bëri të ditur për Zërin Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, raporton “Zeri.info”.

Hoti në një prononcim për Zërin tha se vazhdimisht po punohet në këtë proces, dhe materialet që deri tani janë siguruar sipas tij janë duke u kontrolluar.

"Kjo është një situat mjaft komoplekse, dhe e kemi grupin punues që është duke punuar në këtë pronces në mënyrë intenzive qysh nga dita e djeshme, pa ndërprerë dhe tash ata kanë një mori materialesh që duhet me i kontrollu, gjirimet, kamerat të sigurisë që kanë marrur në lokacione të ndryshme pastaj strategjitë të ndryshme që duhet ti punojmë drejt ndarjes së punve që kanë hetuesit policor”, ka thënë Hoti për "Zeri.info".

Informatat e tjera sipas tij janë tejet sensitive dhe janë informacione të qasshme për hetuesit policor dhe për prokorurinë.

“Nuk mund të jap asnjë informacion që mund të jetë i vlefshëm për opinionin publik, për faktin se jo domosdo të gjithë kanë qasje në ato informacione, është kjo faza kur punohen të dhanat që i kanë në dispozicion hetuesit policor dhe kjo kërkon një proces më të gjatë dhe nuk është cështje 1 orë apo 2 orëshe”, ka shtuar ai./ZERI