'Gërvallajt dhe Zeka na treguan rrugën për liri kombëtare'

Aktuale January 17, 2018 - 09:51

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në 36 vjetorin e vrasjes së Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën ka thënë se ata ishin lajmëtarët e lirisë së Kosovës, transmeton Zeri.info.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

17 janari është data që u kujton shqiptarëve zinë, por edhe guximin. Guximin për t’i tubuar e për t’u prirë shqiptarëve.
17 janari i lidhë tre viganët e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën, me Gjergjin Kastriotin, në të njëjtën nyje – flijimin për atdhe.
Gërvallajt dhe Zeka, ata tre burra qe me fenerë të ndezur, në mendje e zemër, na e kanë dëftuar rrugën për të arritur lirinë kombëtare. Ata ishin lajmëtarët e lirisë së Kosovës.
Lavdi heronjve të Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka./Zeri.