Fruthi vdekjeprurës ‘troket’ në Shqipëri, rrezikojnë fëmijët e pavaksinuar

Aktuale January 16, 2018 - 17:58

Disa dekada pas ç’rrënjosjes sëmundja fruthit është rikthyer në Shqipëri duke prekur 11 fëmijë.

“Rastet në Kosovë, Maqedoni, kanë trokitur edhe në portën tonë”, shprehet për Tv Klan Pëllumb Pipero, mjek infeksionit

Të infektuarit janë fëmijë që nuk kane injektuar vaksinën, e cila behet ne moshën 1 vjeçare, dhe që mjeket thonë se është e vetmja mënyre mbrojtjeje.

Sëmundja nis si gripi përhapet ne po njëjtën formë,por është shumë herë më e rrezikshme.

“Është sëmundje e fëmijëve, ata që nuk janë vaksinuar, por edhe të rriturit, ne kemi një gep 80-90 që mendohet se nuk ka efekt vaksina”, thotë Pipero.

Statistikisht një i sëmurë me fruth, arrin të infektojë njëherazi 12 persona, e për këtë ekspertët bëjnë apel që të kryhet vaksinimi, ndërsa shkollat, dhe kopshtet nuk duhet të pranojnë fëmijë pa vaksinë dhe me shenja të sëmundjes, e cila rezulton të jetë vdekjeprurëse.