Një ditë para procedimit të Gjykatës Speciale: Veseli takohet me ambasadorët e Quintit

Aktuale January 16, 2018 - 16:43

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gjatë këtyre takimeve është diskutuar për agjendën e Kuvendit të Kosovës për këtë vit, si dhe për proceset me interes nacional, në veçanti për integrimet euroatlantike të vendit.Veseli i ka falënderuar ambasadorët për mbështetjen që shtetet e tyre i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli edhe një herë ka shprehur qëndrimin e tij se për procese të rëndësishme për vendin, shteti i Kosovës do të ketë koordinim të plotë me partnerët perëndimorë.