Prokuroria serbe nis hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale January 16, 2018 - 16:37

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka nisur një hetim paraprak për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, kryetarit të Iniciativës Qytetare SDP, në veri të Mitrovicës.

Prokuroria i paraqiti një kërkesë Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe Agjencisë së Informacionit të Sigurisë për mbledhjen e informacionit të nevojshëm në drejtim të veprës penale “Terrorizëm”, thuhet në deklaratë, transmeton Klan Kosova.