Ivanoviq ishte penduar për atë që ua ka bërë shqiptarëve

Aktuale January 16, 2018 - 15:29

Drejtori i Grupit për Hulumtim të Politikave Ballkanike, Naim Rashiti ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviqit është atentat politik, duke paralajmëruar se veriu do t’i hajë edhe shumë koka të serbëve.

Rashiti Ivanoviqin e vlerëson si një politikan të mprehtë e të mençur, si dhe njohës të saktë të zhvillimeve dhe si realist.

Ai thotë se Ivanoviq kishte të kaluar të dyshimtë dhe se ishte pjesë e njësitëve joformale gjatë luftës, siç ishte njësiti i rojave të urës në Mitrovicë.

“E kam parë duke drejtuar rojat e urës në largimin e shqiptarëve nga veriu. Pas atyre zhvillimeve, ai thoshte se kishte kuptuar gabimet e veta dhe filloi të bëhej më realist. Në disa raste thoshte se pendohej me të bëmat e tij…. Kjo assesi nuk i lanë të bëmat e tij”, shkruan Rashiti.

Postimi i plotë:

Vrasja e Oliver Ivanovicit

Oliver Ivanovic ishte njeri dhe ndoshta I vetmi politkan serb me mbamenjde te mbpehte, I mencur, njohes I sakte I zvhillimeve dhe realist.

Vrasja e Oliverit eshte pjese e nje loje me te madhe se sa vrasja e nje serbi. Eshte atentat politik dhe me program politk.

Oliveri kishte nje te kaluar te dyshimte dhe perzier. Ishte pjese e njesiteve jo-formale gjate luftes, udheheqes I rojave te ures. E kam pare duke drejtuar rojat e ures ne largimin ne shqipetareve nga veriu. Pas atyre zhvillimeve, ai thoshte se kishte kuptuar gabimet e veta dhe filloi te behej me realist. Ne disa raste, thoshte se pendohej me te berat e tij. …..kjo assesi nuk I lane te bemat e tij.

Ishte politikan I mbrehte, popullor dhe kishte perkrahje te shume njerezve nga komunitetit i tij. Serbet e shihin si perfaqeues te denjte, me sens intelektuali dhe politikani.

Ai artikulonte qendirmet e tij edhe kunder qeverise se Beogradit. Rasti I Oliverit eshte I vetmi kur Beogradi bashkepunoi me EULEX-in per hetimet dhe ngritjen e akuzave ndaj tij per perfshirje ne krime lufte.

Por Oliveri eshte vetem nje nga viktimat. Ai dhe shume serb te cilet donin te jetonin me dinjetetshem, mbeten te vetumar dhe atakuar. Ai eshte vetem nje viktime e regjimit, sistemit poltik dhe sigurise te cilin Beogradi e ka operaracionalizur ne veri keto 20 vite. Veriu do te haj edhe shume koka te serbeve. Grupet dhe individet e rritur ne nje hapesire pa rend dhe ligj, me perkrahje te instrumeteve te shtetit dhe organeve te sigurise do të refuzojne vendosjen e rendit, ligjiti, integrimit dhe normalitetit.